Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

A do të jetë i gatshëm Rashica? Flet Challandes

A do të jetë i gatshëm Rashica? Flet Challandes

18:49, 09/10/2019
A+ Aa A-

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka dalë në një konferencë për shtyp, në kuadër të dy ndeshjeve që kombëtarja “Dardane” do të zhvillojë. Miqësoren me Gjibraltarin të enjten dhe takimin kualifikues për Euro 2020 me Malin e Zi të hënën.

Në këtë intervistë Challandes u pyet dhe për Milot Rashicën. Ky i fundit nuk luajti në ndeshjet e muajt shtator, ndërsa në këto dy ndeshje është i grumbulluar por po stërvitet veçmas, e kjo ka ngjallur dyshime se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kyçe, ndaj Mali-it të Zi.

Mirëpo këto dyshime i ka shuar trajneri, i cili ka konfirmuar se Rashica do të jetë gati për ndeshjen ndaj Malit të Zi.  “Rashica është më mirë. Do të jetë gati për të hënën, nesër nuk do të rrezikojmë. 

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi luhet ditën e hënë në ‘Fadil Vokrri’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco