Presidenti i Federatës sqaron përse nuk u lejua Crvena Zvezda të hynte në Kosovë

Presidenti i Federatës sqaron përse nuk u lejua Crvena Zvezda të hynte në Kosovë

17:44, 09/10/2019

Vetëm pak orë pasi Policia e Kosovës nuk lejoi klubin serb të Crvena Zvezdës të hynte në territorin kosovar për të zhvilluar një ndeshje zyrtare të vlefshme për 1/16-at e Kupës së Serbisë ndaj skuadrës amatore mitrovicase Trepça, ka reaguar presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi.

Në një deklaratë për mediat kreu i FFK-së ka shpjeguar arsyet se përse autoritetet kosovare nuk kanë lejuar klubin e Crvena Zvezdës të hyjë në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje zyrtare me një skuadër nga Mitrovica Veriore.

Ne kemi qenë në dijeni për tentimin për ta zhvilluar këtë ndeshje, të cilën e kemi kundërshtuar qysh nga fillimi dhe kemi kërkuar nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë ta përkrahin vendimin tonë për të mos e lejuar Crvena Zvezdën të hyjë në Kosovë. Ne kemi qenë gjithmonë për promovimin e sportit dhe kemi lejuar organizimin e ndeshjeve bamirëse dhe atyre miqësore, mirëpo asnjëherë nuk do ta lejojmë zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të Serbisë në Kosovë, sepse është kundër statutit tonë dhe të UEFA-s. Për ne është e rëndësishme që të mos lejohet zhvillimi i ndeshjeve të tilla në territorin e Kosovës”, u shpreh Ademi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco