Ujkani: Me Malin e Zi si një ndeshje finale

Ujkani: Me Malin e Zi si një ndeshje finale

20:26, 08/10/2019

Samir Ujkani është paraqitur në konferencë për shtyp për të folur në lidhje me përgatitjet e Kosovës për ndeshjet e tetorit.

“Jemi duke u përgatitur për Malin e Zi, kemi edhe një miqësore që është një test i mirë”, ka deklaruar fillimisht Ujkani.

“Djemtë janë duke punuar mirë, sot patëm një stërvitje të mirë, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”, shtoi portieri i “Dardanëve”.

Në pyetjen se ndeshja ndaj Malit të Zi është ndër më të rëndësishmet, Ujkani u përgjigj: “Besoj se po. Megjithatë është ndeshje e radhës, duhet parë kështu. Duhet parë gjithmonë si finale, pa e parë tabelën, duke provuar të fitojmë dhe të marrim sa më shumë pikë ndeshje pas ndeshjeje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco