U-21/ Kuqezinjtë optimistë për përballjen me Kosovën në grup

U-21/ Kuqezinjtë optimistë për përballjen me Kosovën në grup

17:21, 08/10/2019

Kombëtarja e Shpresave do të përballet me moshatarët e Kosovës në 15 tetor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë Albion Ademi, i cili është shprehur se skuadra do të futet në fushë për të marrë 3 pikët.

“Atmosfera në skuadër duket shumë e mirë. Jemi gati për të luajtur me Kosovën dhe besoj se do të fitojmë. Synojmë që të fitojmë dhe të marrim 3 pikët”, tha ai.

Së bashku me Ademin në konferencë për shtyp ka dalë edhe Enis Çokaj, i cili është shprehur: “Atmosfera është shumë e mirë në skuadër. Po punojmë fort për të zhvilluar një sfidë sa më të mirë me Kosovën dhe mezi po e presim këtë ndeshje. Skuadrës nuk i ka munguar asgjë. Ka kualitet shumë, trajneri është shumë i mirë dhe besoj se rezultatet do të vijnë shpejt. Tifozeria është një plus i madh për ne dhe besoj se do të jenë të shumtë. Do të japim maksimumin dhe më pas do të vijë rezultati. Shpresojmë për një rezultat më të mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco