Dëmtohen 2 lojtarë të Shpresave, humbasin ndeshjen me Kosovën

Dëmtohen 2 lojtarë të Shpresave, humbasin ndeshjen me Kosovën

22:35, 07/10/2019

Si të mos mjaftonte forma aspak e mirë që po kalojnë Shpresat shqiptare, një tjetër lajm i keq vjen për trajnerin Alban Bushi.

Nëpërmjet një njoftimi, FSHF bën me dije se sulmuesit Xhakomo Vrioni, si dhe Agim Zeka, nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Kosovës U-21, që do zhvillohet në datën 15 tetor, në “Elbasan Arena”.

Të dy janë dëmtuar tek ekipet e tyre respektive. Vrioni tek Citadela në Itali, ndërsa Zeka teksa aktivizohet me Fortuna Sitard në Holandë.

FSHF se të dy këta lojtarë do të zëvendësohen, nga emra të tjerë që do bëhen publikë më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco