Milot Rashica, rikthimi i madh te Kosova

Milot Rashica, rikthimi i madh te Kosova

22:13, 07/10/2019

Një ndër futbollistët më të mirë që ka Kosova, është rikthyer tashmë.

Milot Rashica, që mungoi në ndeshjet e shtatorit, është rikthyer në skuadrën e Bernard Challandes.

Ai ishte i dëmtuar dhe nuk mundi ta ndihmojë Kosovën kundër Çekisë dhe Anglisë, por është i gatshëm të japë më të mirën për sfidat e radhës.

Në fakt, Rashica është rikthyer në super formë nga dëmtimi.

Ai ka realizuar dy gola për Werder Bremen sapo u kthye nga dëmtimi, ku shënoi në barazimin 2-2 me Borussia Dortmund dhe po ashtu 2-2 me Eintracht Frankfurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco