Bushi e thotë hapur: Kosova është një hap më lart se Shqipëria

Bushi e thotë hapur: Kosova është një hap më lart se Shqipëria

12:39, 03/10/2019

Alban Bushi, trajneri i Shpresave, ka dalë në konferencë për shtyp, ditën e sotme, ku ka folur për ndeshjen e radhës me Kosovën, që do të luhet në 15 tetor.

Bushi ka pranuar se Kosova është një hap mbi kuqezinjtë dhe se skuadrës i mungon grinta.

Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe pretedent për t’u kualifikuar. Kosova ka një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bëjmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë Kombëtaren e parë. Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që se kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullar dhe marrin minuta”, theksoi Bushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kristaq03/10/2019 15:11

Ne fakt Kosova eshte 17 hapa perpara nesh ne futboll...

Shto koment

Denonco