Kosovë-Mali i Zi, ja kur do dalin në shitje biletat dhe çmimet

Kosovë-Mali i Zi, ja kur do dalin në shitje biletat dhe çmimet

10:23, 02/10/2019
A+ Aa A-

Publikohen çmimet për ndeshjen e futbollit ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe Malit të Zi, në kualifikueset e Europianin 2020, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Kompania e angazhuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për shitje të biletave ka njoftuar për çmimin e biletave për ndeshjen që do të luhet më 14 tetor në Prishtinë. Ato do të kushtojnë nga 5 deri 80 euro.

Biletat për tribunat pas portave, përkatësisht veriore dhe jugore, do të kushtojnë 5 euro.

Për tribunën lindore biletat do të kushtojnë 10 e 15 euro, ndërsa për tribunën perëndimore 15 dhe 20 euro.

Biletat për zonën VIP kanë çmim prej 80 eurosh. Biletat do të dalin në shitje “online” më 7 tetor, në orën 16:00.

Edhe për miqësoren me Gjibraltarin, që luhet më 10 tetor, biletat kanë çmim të njëjtë.

Ato kanë dalë tashmë në shitje dhe është raportuar të jetë shitur një pjesë e konsiderueshme e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco