Rikthehet me gol, Milot Rashica merr lëvdata në Gjermani

Rikthehet me gol, Milot Rashica merr lëvdata në Gjermani

20:38, 29/09/2019

Pas rikuperimit nga dëmtimi, futbollisti më i mirë i Werder Bremenit u rikthye në formacionin titullar dhe madje shënoi gol.

Bëhet fjalë për Milot Rashicën, i cili u rikthye nga lëndimi me një gol të shënuar kundër Borussia Dortmundit mbrëmë në Bundesliga, shkruan “Bild”.

Në mënyrë modeste, Rashica tha pas përfundimit të ndeshjes: “Nëse nuk keni luajtur një muaj, atëherë keni nevojë për një apo dy ndeshje të ktheheni në vendin e duhur. Ishte gjë e mirë sot”.

Natyrisht, vetëbesimi i futbollistit nga Kosova është i madh.

Me dështimin e sulmit të Werder Bremenit, tashmë boshllëkun do ta mbushë 23-vjeçari.

Zyrtari i Werderit tha: “Duke e konsideruar se Rashica ende nuk është në potencialin e plotë të tij, rastet dhe paraqitja ndaj Dortmundit tregon se ai është lojtar i rëndësishëm për ne”.

Paraqitjen e Milotit kundër “Milionerëve” e ka lavdëruar edhe trajneri Florian Kohfeldt, i cili ka vetëm fjalë të mëdha për vushtrriasin.

“Miloti solli diçka në lojën tonë që ne nuk e kishim. Kjo është gjë e mirë”, vlerësoi ai.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Kohfeldt iu referua me këtë deklaratë shpejtësisë së Rashicës e cila “tmerron” kundërshtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco