Futboll Femra/ Shtyhet për arsye sigurie ndeshja Kosovë-Rusi

Futboll Femra/ Shtyhet për arsye sigurie ndeshja Kosovë-Rusi

20:41, 27/09/2019

Shtyhet ndeshja kualifikuese e Kampionatit Europian të futbollit të femrave, Kosovë-Rusi, që ishte planifikuar për t’u zhvilluar më 4 tetor në Prishtinë.

Lajmi është dhënë nga Federata Ruse e Futbollit, që tregon dhe arsyet e këtij vendimi të marrë nga UEFA.

“Ky vendim u mor për arsye sigurie. Data dhe vendi i ndeshjes do të përcaktohen më vonë, pas përfundimit të kontrolleve shtesë”, thuhet në komunikatën e Federatës së Futbollit të Rusisë.

Ende nuk ka asnjë reagim nga FFK-ja për anulimin e kësaj ndeshjeje.

Kosova dhe Rusia janë në Grupin A, në turneun kualifikues të Kampionatit Europian.

Rusia ka 6 pikë dhe ndan vendin e parë në grup me Holandën. Kosova ka 3 pikë dhe është në vendin e 4-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco