Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

U-15/ Kosova fiton UEFA Develompment Tournament

U-15/ Kosova fiton UEFA Develompment Tournament

16:30, 23/09/2019
A+ Aa A-

Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Artan Dama është mposhtur ditën e sotme nga Kosova me rezultatin 0-1 në takimin e vlefshëm për UEFA Develompment Tournament!

Shqipëria U-15 duhej të fitonte për të siguruar vendin e parë, ndërkohë që Kosova luante për dy rezultate.

Loja fillon me të dy skuadrat që janë të kujdesshme dhe synojnë të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarëve.

Kuqezinjtë e vegjël përtej një epërsie të vogël nuk arrijnë të ndryshojnë rezultatin dhe mbyllet 0-0.

Pjesa e dytë fillon me një Shqipëri më këmbëngulëse dhe një Kosovë që kërkon të menaxhojë rezultatin.

Në minutën e 54-të, Krasniqi shënon për Kosovën duke përfituar nga një shpërqendrim në mbrojtje. Rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe përfundon 1-0, me Kosovën që janë dhe fituesit e turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco