Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Vritet në Gjermani, boksieri shqiptar 'The King'

Vritet në Gjermani, boksieri shqiptar 'The King'

08:44, 21/09/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Boksieri shqiptar Ismail.P, është gjendur i vrarë dhe i groposur në një pyll në Dolauer Heide, raporton gazeta “Bild”.

Zbulimi i viktimës është bërë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë.

Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thike dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.

Image

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë, duke thënë se do të kthehet t’i marrë përsëri.

Viktima i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por nuk ia doli të kthehet asnjëherë.

Boksieri i njohur me nofkën “Mbreti”, u gjend ditën e djeshme në një pyll ku ishte ekzekutuar i mbuluar me gjethe dhe në një kanal të ujërave të zeza.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco