Muriqin e kërkon gjysma e Europës, Fenerbahce nuk e shet as për 30 milion euro

Muriqin e kërkon gjysma e Europës, Fenerbahce nuk e shet as për 30 milion euro

23:02, 13/09/2019
A+ Aa A-

Vedat Muriqi e ka vazhduar aty ku e la sezonin në Turqi, duke shkëlqyer tani me skuadrën e re, Fenerbahcen.

Ai po ashtu ka bërë paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve sipas mediave ndërkombëtare.

Raportohet se Tottenham, Manchester United, Lazio, Atletico Madrid, por edhe Valencia, janë duke e monitoruar “Gladiatorin” e Kosovës, por presidenti i Fenerbahces, Ali Koç, ua ka mbyllur derën të gjithëve.

“Nuk e kemi blerë Muriqin për ta shitur”, është përgjigjur numri 1 i klubit turk kur është pyetur për thashethemet e fundit.

“Ai do të qëndrojë në ekipin tonë për të na ndihmuar. Unë nuk e shes edhe nëse ato klube do të më ofronin 30 milionë euro”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco