Edhe Manchester United shfaq interes për Vedat Muriqin

Edhe Manchester United shfaq interes për Vedat Muriqin

17:22, 13/09/2019
A+ Aa A-

Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët kryesorë të Kosovës, në dy ndeshjet e fundit kundër Çekisë dhe Anglisë.

Sulmuesi kosovar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha Europiane, teksa në ndeshjen që Kosova zhvilloi me Anglinë, kishte skautë nga Totenhemi në stadium për të ndjekur pikërisht Muriqin.

“Spursat” janë në kërkim të një sulmuesi dhe 25-vjeçari duket si profili ideal për atë pozicion.

Megjithatë londinezët nuk janë skuadra e vetme që ka shfaqur interes për sulmuesin, pasi një tjetër skuadër angleze e pëlqen lojtarin.

Sipas asaj që shkruan “Hurriyet”, Muriqi ndiqet edhe nga Manchester United, të cilët do të dërgojnë skautë për të ndjekur nga afër futbollistin, në ndeshjen që Fenerbahce do të luajë kundër Analiasporit ditën e hënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco