Kosova nderohet me medaljen e bronzit në Kampionatin Europian

Kosova nderohet me medaljen e bronzit në Kampionatin Europian

21:56, 12/09/2019
A+ Aa A-

Tjetër sukses i xhudos së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kg në Kampionatin Europian për të rinj që po zhvillohet në Vanta të Finlandës.

20-vjeçarja në ndeshjen e parë mposhti garuesen Ulviyya Bayramova nga Azerbajxhani, ndërsa në duelin e dytë boshnjaken Andjela Samarxhiq.

Në përballjen e tretë u mposht nga gjermania Seija Ballhaus.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, kosovarja mposhti holandezen Pleuini Cornelisse dhe Vita Maidanikun e Rusisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco