FOTO/ Shkëlqeu ndaj Anglisë, UEFA vë në garë Valon Berishën me Cristiano Ronaldon

FOTO/ Shkëlqeu ndaj Anglisë, UEFA vë në garë Valon Berishën me Cristiano Ronaldon

16:17, 11/09/2019
A+ Aa A-

Kosova u përball me Anglinë ditën e djeshme në stadiumin e Southampton, ndeshje të cilën e humbën me rezultatin 5-3.

Pavarësisht humbjes, Përfaqësuesja kosovare zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa arriti t’i shënojë 3 gola Anglisë brenda në stadiumin e tyre, diçka që nuk e kishte bërë asnjë kombëtare tjetër që nga viti 2007, në një ndeshje zyrtare.

Një nga lojtarët më të mirë të Kosovës ditën e djeshme ishte Valon Berisha, i cili arriti të shënojë 2 herë për kombëtaren e tij.

Kjo paraqitje e 26-vjeçarit nuk kaloi pa rënë në sy të ndërkombëtarëve.

UEFA ka zgjedhur Berishën si një nga 4 futbollistët me paraqitjet më të mira ditën e djeshme.

Së bashku me yllin kosovar është edhe Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Cenk Tosun.

Në postimin në “Twitter”, UEFA shkruan: “Performanca më e mirë individuale, mbrëmjen e djeshme?”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco