Kosova e madhe/ Pas 12 viteve Anglia pëson 3 gola në një ndeshje

Kosova e madhe/ Pas 12 viteve Anglia pëson 3 gola në një ndeshje

23:26, 10/09/2019
A+ Aa A-

Anglia dhe Kosova zhvilluan mes tyre një ndeshje spektakolare në stadiumin e Southampton, ku u regjistrua rezultati i papritur, 5-3, raporton Syri.net.

Ky rezultat ishte surprizë jo për faktin e fitores së Anglisë, por sepse Kosova tregohet e madhe, duke i prishur një rekord që nga “Tre Luanët” mbahej prej rreth 12 vitesh.

Që prej vitit 2007 anglezët nuk pësonin 3 gola në një ndeshje në fushën e tyre.

Valon Berisha me dopjetën e tij dhe Vedat Muriqi i prishën rekordin kampionëve të botës së vitit 1966, me “Dardanët” që tregojnë klas edhe me një ekip të madh si Anglia.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco