‘Jemi të gatshëm të vdesim në fushë’/ Muriqi i tregon medias gjermane sakrificën për Kosovën

‘Jemi të gatshëm të vdesim në fushë’/ Muriqi i tregon medias gjermane sakrificën për Kosovën

18:53, 10/09/2019
A+ Aa A-

Serisë së pafund të shkrimeve që shtypi botëror dhe në veçanti ai në gjuhën gjermane i ka kushtuar suksesit sensacional të Përfaqësuese së Kosovës, i është shtuar edhe ai i botuar sot në gazetën më prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Jemi gati të vdesim në këtë vend” e ka titulluar “FAZ”  artikullin në të cilin merret me sfondin historik dhe politik të “fenomenit Kosova” në futbollin botëror.

Ndërsa vetë fjalët e titullit, gazeta i ka marrë nga deklarata e heroit të fitores kundër Çekisë, Vedat Muriqit, shkruan albinfo.ch.

“Bashkëlojtarët e mi dhe unë jemi të gatshëm të vdesim në fushë. Ne përpiqemi që të japim 1000 për qind për këtë fanellë dhe për këtë vend”, citohet më tej Muriqi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco