FOTO/ Kosova me tifozë specialë në Angli, ja kush i viziton ‘Dardanët’

FOTO/ Kosova me tifozë specialë në Angli, ja kush i viziton ‘Dardanët’

18:44, 10/09/2019
A+ Aa A-

Dita e sotme është shumë e rëndësishme për futbollin kosovar, pasi do të përballen me një kombëtare të madhe, siç është ajo e Anglisë.

Kosovarët vijnë në këtë sfidë pas 15 ndeshjeve radhazi pa humbje dhe do të përpiqen që ta ruajnë këtë ecuri edhe në ndeshjen e sotme.

Në prag të sfidës kundër Anglisë, e cila nis nga ora 20:45, ekipi i Kosovës ka pasur vizitën e dy futbollistëve që luajnë në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Albion Ajetin, të cilët janë me prejardhje kosovare, por të dy luajnë për kombëtaren e Zvicrës.

Xhaka dhe Ajeti e vizituan skuadrën në hotelin ku ata po qëndrojnë dhe i uruan fat atyre për ndeshjen e sotme.

Diçka të tillë e ka komunikuar vetë FFK-ja, të cilët nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruajnë: “Granit Xhaka dhe Albion Ajeti vizituan Kombëtaren e Kosovës në hotelin ‘Hilton’, ku u takuan me presidentin Agim Ademi dhe i uruan fat në ndeshjen e sotme”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco