Kosova nuk ja del në Angli me Shpresat, pëson humbjen e parë në grup

Kosova nuk ja del në Angli me Shpresat, pëson humbjen e parë në grup

23:26, 09/09/2019
A+ Aa A-

Kosova U-21 e futbollit u mund në ndeshjen e tretë përballë Anglisë, në Grupin 3, për kualifikueset e Europianit U-21.

Në transfertë, Shpresat e “Dardanëve” morën humbjen e parë në grup, pas dy fitoreve.

Talenti i Manchester Cityt, Fill Foden, vendosi i vetëm takimin, duke shënuar dy herë, e duke i dhënë fitoren 2-0 Anglisë.

Rastin më të mirë për Kosovën e pati Muja, i cili goditi traversën në minutat e fundit të pjesës së parë, moment i cili mund të sillte edhe barazimin e rezultatit.

Deri në fund, Kosova nuk mundi të shënonte dot, por paraqitje e djemve të Prekazit ishte dinjitoze, dhe premton për ecurinë në grup, ku gjendet edhe Shqipëria U-21.

Deri më tani, Austria, Kosova dhe Anglia mbajnë vendin e parë me 6 pikë, por “Dardanët” kanë një ndeshje më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco