FOTO/ Angli-Kosovë luhet edhe në baste, kompanitë e huaja publikojnë koeficientet

FOTO/ Angli-Kosovë luhet edhe në baste, kompanitë e huaja publikojnë koeficientet

20:00, 09/09/2019

Kosova gjendet e dyta në Grupin A kualifikues për Europianin 2020, pas Anglisë, dhe ditën e nesërme, do të ndeshet për herë të parë pikërisht me “Tre Luanët”.

Por, edhe pse në grup luan vendi i parë me vendin e dytë, janë kompanitë e basteve më të mëdha në Europië, që nuk i lënë aspak shpresa Kosovës, për një rezultat pozitiv në transfertë.

Në shumicën e kompanive, fitorja e Anglisë kuotohet shumë ulët, me koeficientin 1.05, maksimumi deri në 1.1.

Ndërkohë barazimit i jepet koeficienti maksimal 15.00, ndërsa fitorja e Kosovës duket si diçka e pamundur, teksa kuotohet me 25, 30, apo edhe deri në koeficientin 41.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco