VIDEO/ Go, go, go... Trajneri i Kosovës nuk përmbahet, flet me pasion në konferencë

VIDEO/ Go, go, go... Trajneri i Kosovës nuk përmbahet, flet me pasion në konferencë

18:34, 09/09/2019
A+ Aa A-

Pasionin e tij për futbollin, Bernard Challandes, edhe pse plot 68-vjeç, duket se ia ka injektuar me sukses edhe lojtarëve, por edhe tifozëve të Kosovës.

Forma mjaft e mirë e ekipit që drejton zvicerani, ka bërë që media të shumta botërore t’i kthejnë sytë nga ai.

Të shumta janë edhe videot e postuara në rrjetet sociale, ku Challandes në një konferencë para ndeshjes me Anglinë, tregon për idenë e tij të lojës me Kosovën, ku ky fjalim cilësohet si kaq pasionat për lojën e futbollit.

“Në një ndeshje, të gjithë shkojnë, vetëm lëvizin, kudo, ec, ec, ec. Nuk është një taktikë. Ndoshta nuk është vrapimi i duhur. Por është këtu, në mendje. Unë dua të fitoj topin. Dua të shkaktoj shqetësim te kundërshtari, dhe ndoshta ai e humb topin dhe ne shënojmë. Sepse të bësh presing, nuk do të thotë vetëm të mbrosh, është një parapërgatitje që ne të shënojmë.

Nëse është Zhegrova në fushë, apo Berisha, apo dikush tjetër, për mua është njësoj. Ka të bëjë mentaliteti i lojtarit që është në fushë, për mua kjo është një ide e çmendur”, u shpreh gjithë pasion në konferencën për shtyp para sfidës me Anglinë tekniku i “Dardanëve”, Bernard Challandes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco