Një gjerman do të gjykojë sfidën Angli-Kosovë

Një gjerman do të gjykojë sfidën Angli-Kosovë

23:53, 08/09/2019

Gjermani Felix Zwayer do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Angli-Kosovë.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2020” do të zhvillohet të martën në orën  20:45, në stadiumin e Southampton.

“Tre Luanët” kanë pikë të plota pas 3 ndeshjeve të zhvilluara dhe janë favorit absolut për të qenë lider të Grupit A.

Ndërkohë, Kosova renditet e dyta me 8 pikë dhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Zwayer do të ndihmohet nga asistentët e tij, Thorsten Schiffner dhe Marco Achmüller, dhe gjyqtari i katërt Christian Dingert.

38-vjeçari ka gjykuar vetëm tre ndeshje të kualifikimeve për Evropian, por njihet për ashpërsinë e tij me kartonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco