S’ka pushim për Kosovën, nisin përgatitjet për sfidën e shumëpritur me Anglinë

S’ka pushim për Kosovën, nisin përgatitjet për sfidën e shumëpritur me Anglinë

19:20, 08/09/2019
A+ Aa A-

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot një stërvitje të lehtë dhe të fundit në Prishtinë, para se të udhëtojë drejt Anglisë për përballjen e së martës në stadiumin e Sauthampton me “Tre Luanët”.

Ekipi i Bernard Challandes këtë herë ka dalë i përgjysmuar në stërvitje.

Trajneri 68-vjeçar ka lënë të lirë futbollistët që ishin titullarë të shtunën në “Fadil Vokrri”, ku Kosova mposhti 2-1 Çekinë.

I vetmi lojtar që luajti titullar ndaj Çekisë e që u paraqit sot në stërvitje ishte Elbasan Rashani, ai që dha asistin te goli i barazimit i shënuar nga Vedat Muriqi.

Bashkë me Rashanin, u stërvitën edhe Valon Berisha e Florent Muslija, që të dy u futën në pjesën e dytë.

Kjo është stërvitja e fundit e Kosovës në Prishtinë, pasi të hënën “Dardanët” do të udhëtojnë drejt Anglisë dhe pasdite do të kryejë stërvitjen e fundit para përballjes të martën me “Tre Luanët”.

Pas katër ndeshjeve në Grupin A, Kosova renditet e dyta, pas Anglisë.

“Dardanët” kanë grumbulluar deri tani tetë pikë, një më pak se kryesuesi dhe kundërshtari i së martës, ekipi i Anglisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco