Challandes: Ndaj Çekisë të luajmë si të ‘çmendur’

Challandes: Ndaj Çekisë të luajmë si të ‘çmendur’

15:30, 06/09/2019
A+ Aa A-

Para ndeshjes së nesërme ndaj Republikës së Çekisë, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, teksa u shpreh se në këto momente mentaliteti dhe pasioni është shumë i rëndësishëm, jo vetëm pjesa e taktike.

“Kam folur shumë për mentalitetin. Mendoj se është shumë e rëndësishme në këtë moment, sepse mentaliteti është i rëndësishëm, jo vetëm taktikat dhe agresiviteti. Ne duhet të luajmë si të çmendur, të shfaqim pasion. Ne kemi mijëra tifozë dhe duhet të japim diçka të veçantë në këtë ndeshje. Aspekti psikologjik është më i rëndësishmi në këtë ndeshje”, tha Challandes.

Ndeshja e nesërme mund të jetë përcaktuese për Kosovën, pasi gara e vërtetë e “Dardanëve” është me Çekinë për të siguruar vendin e dytë në grup, duke qenë se Anglia ka shumë kualitet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco