VIDEO/ ‘Dardanët’ të mrekullueshëm, publikojnë këngën për Kosovën, ‘Gol duam Gol’

VIDEO/ ‘Dardanët’ të mrekullueshëm, publikojnë këngën për Kosovën, ‘Gol duam Gol’

10:06, 06/09/2019

Përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar një fushatë kualifikuesesh për Euro 2020 shumë të mirë deri në këto momente.

Në një grup ku gjenden edhe emra si Anglia, Çekia dhe Mali i Zi, “Dardanët” aktualisht pozicionohen në vendin e tretë, vetëm një pikë larg dy kryesuesve, Angli dhe Çeki.

Ndërkohë, këto dy ndeshje të shtatorit do të jenë vendimtare për ecurinë e grupit, teksa Kosova do të përballet pikërisht me dy vendet e para.

Fillimisht me Çekinë në shtëpi që konsiderohet rivali direkt, e më pas sfida e luksit ndaj Anglisë në transfertë.

Kështu, për të mbështetur edhe më shumë ekipin dhe për t’i dhënë zemër në fushë, tifozeria e Kosovës, të quajtur ndryshe “Dardanët” kanë publikuar edhe këngën e cila do t’i shoqërojë përgjatë këtyre eliminatoreve.

Kënga e cila është prezantuar edhe me videoklip mban titullin, “Gol duam Gol”.

“Dardanët” prezantojnë video-klipin e këngës zyrtare të ciklit të eliminatorëve Euro2020.

Kënga është përpunim i këngës ‘Gol, duam gol’ nga grupi legjendar ‘Lindja’, i përpunuar nga producenti Rinor Ukimeri, këngëtarë: Jehona Lumi & Florent Abrashi, incizuar në Studio RRecords, organizator Emir Krasniqi, Video produksioni: Vsm Films, dhe komuniteti i bateristëve nga e gjithë Kosova.

Falënderojmë të gjithë që ndihmuan dhe kontribuuan në krijimin e këtij kripi”, shkruhet në njoftimin e “Dardanëve”.

Në këngë nuk mund të mungonte edhe emri i Fadil Vokrrit, ish-presidentit të Federatës, i cili u nda nga jeta para një viti dhe që aq shumë kontribuo në rritjen e futbollit të Kosovës.

Tashmë, shpresohet që kënga t’i sjellë fat Kosovës, duke nisur nga ndeshja e nesërme përballë Republikës Çeke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco