Rrahmani tregon synimin që ka në këtë sezon në Serie A

Rrahmani tregon synimin që ka në këtë sezon në Serie A

13:28, 14/08/2019
A+ Aa A-

Amir Rrahmani arriti të hidhte një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Dinamo Zagrebi, te Helas Verona në Serinë A italiane.

Mbrojtësi shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Kosovës, ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku foli për sezonin e ardhshëm dhe objektivat e tij personale.

Ai garantoi se në çdo ndeshje do të japë maksimumin në fushën e blertë, në mënyrë që të fitojë zemrat e tifozëve.

Sakaq, Rrahmani pranoi se transferimi në Serinë A, ishte një hap i madh, pasi do të ketë mundësi të luajë ndaj skuadrave më të mëdha.

“Përfunduam përgatitjet dhe gjithçka po shkon shkëlqyeshëm. Transferimi në Serinë A te Verona, ishte një hap i rëndësishëm për mua në karrierë, sepse është një nga 5 ligat më të forta në botë. Çdo ndeshje është e vështirë kundër skuadrave dhe lojtarëve më të famshëm në botë.

Siç e kam thënë edhe gjatë prezantimit, unë premtoj se do të jap gjithmonë më të mirë time dhe do të jap gjithçka në fushë. Dua të fitoj zemrat e tifozëve, pasi ata na kanë dhënë shumë dhe na kanë mbështetur pavarësisht gjithçkaje”, u shpreh Rrahmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco