Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Prag tragjedie/ Shembet pa pritur stadiumit i Az Alkmaar në Holandë

Prag tragjedie/ Shembet pa pritur stadiumit i Az Alkmaar në Holandë

20:47, 10/08/2019
A+ Aa A-

Momente paniku për klubin me mjaft histori në Holandë, Az Alkmaar. Stadiumi i ekipit "AFAS Stadion" ka pësuar shembje pas erërave të forta që kanë përfshirë Holandën këtë të shtunë.

Në pamjet e publikuara nga mediat holandeze shihet qartë që në pjesën veriore të stadiumit, çatia e impiantit ka rënë në tribunë. Gjatë momentit që ndodhi tragjedia nuk kishte asnjë person në afërsi të tij.

Az Alkmaar e zhvilloi ndeshjen e fundit në këtë impiant të dielën e kaluar, ndërkohë që takimi i Europa League ndaj ukrainasve të Mariupol të enjten, pritet të luhet në një stadium tjetër.

Stadiumi "AFAS" u hap në vitin 2006 dhe ka një kapacitet prej 17,000 spektatorësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco