Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

EUROBASKET 2021/ Shqipëri - Bjellorusi/ Thano: Do japim maksimumin

EUROBASKET 2021/ Shqipëri - Bjellorusi/ Thano: Do japim maksimumin

10:29, 03/08/2019
A+ Aa A-

Basketbolli shqiptar sot do të ketë një ditë tepër të rëndësishme për sa u përket takimeve ndërkombëtare. Kombëtarja e të rriturve për meshkuj do të bëjë debutimin në paraeliminatoret e kampionatit europian 2021. Kuqezinjtë do të zbresin sot në orën 19:00 në parketin e sallës olimpike “Feti Borova”, ku do të ndeshen me Bjellorusinë.

Një ndeshje aq sa e vështirë, aq edhe e bukur për Kombëtaren tonë të koshit, e cila ashtu sikurse është shprehur edhe trajneri Afrim Bilali, do të futet në fushë për të dhënë më të mirën, e pse jo për të synuar edhe fitoren. Por duhet theksuar se kuqezinjtë nuk vijnë në formën e tyre më të mirë në këtë ndeshje. Ekipi vjen me mungesa, ku plot shtatë lojtarë nuk i janë përgjigjur ftesës së trajnerit, disa për arsye dëmtimi, e disa të tjerë për shkaqe personale. Megjithatë, ekipi është stërvitur mirë gjatë këtyre javëve, e ndonëse periudha ka qenë e shkurtër, do të kërkojë t’i pasqyrojë edhe në ndeshjet zyrtare skemat e aplikuara nga Bilali.

Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në Grupin E dhe përveç dy ndeshjeve me Bjellorusinë, do të përballet edhe dy herë vajtje-ardhje me Danimarkën. Kujtojmë se skuadra që renditet e para në grup fiton të drejtën për të kaluar në fazën kualifikuese “Eurobasket 2021”, ku do të jetë pjesë e Grupit C, së bashku me Republikën Çeke, Belgjikën dhe Lituaninë. Ndërkohë, paraditen e djeshme mbërriti në Tiranë edhe skuadra e Bjellorusisë, e cila zhvilloi pasdite edhe stërvitjen në sallën ku do të luhet ndeshja.

Pas një sezoni të shkëlqyer ku u shpall kampion me skuadrën Goga Basket, Niko Thano tashmë kërkon të vazhdojë paraqitjet e suksesshme edhe në ekipin kombëtar. Në një intervistë për “RTSH”, Thano komenton sfidën ndaj bjellorusëve. “Ka qenë një javë intensive.

Ne jemi përgatitur mjaft mirë për Bjellorusinë. Kemi parë të gjitha pikat e forta dhe të dobëta që kanë. Ndeshja është shumë afër dhe nevojitet përqendrim maksimal. Duhet të japim maksimumin në fushën tonë dhe asnjëherë nuk i dihet, pavarësisht se kundërshtari është i fortë. Për mua është një nder shumë i madh që jam pjesë e këtij ekipi. Më bën që të jap akoma dhe më shumë, por gjithashtu të kërkoj akoma dhe më shumë nga vetvetja. Do të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje për ekipin kombëtar”, shprehet Thano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco