Kthehet nga dëmtimi, Valon Berisha kryen vizitat mjekësore te Lazio

Kthehet nga dëmtimi, Valon Berisha kryen vizitat mjekësore te Lazio

19:30, 31/07/2019
A+ Aa A-

Valon Berisha nuk ka kaluar një periudhë pozitive te Lazio. Mesfushori vuante nga një dëmtim në meniskun e gjurit, i cili e bëri të humbte edhe ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës.

Megjithatë, lojtari duket se e ka marrë veten, teksa i ka hedhur pas momentet e vështira.

Berisha ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore në prag të fillimit të sezonit të ri, ndërsa tashmë do t’i bashkohet pjesë tjetër të ekipit të Lazios për të vazhduar përgatitjet.

Ndërkaq, për të qenë plotësisht i gatshëm Berisha duhet të presë muajin shtator.

Për lojtarin ka shumë zëra edhe rreth merkatos, teksa është studiuar si mundësi rikthimi i tij te Salcburgu, por për momentin nuk ka ende asnjë të re nga drejtori sportiv, Igli Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco