VIDEO/ Feronikeli e pëson edhe në shtëpi nga Slovan Bratislava

VIDEO/ Feronikeli e pëson edhe në shtëpi nga Slovan Bratislava

20:03, 30/07/2019
A+ Aa A-

Skuadra e Feronikelit nuk ia del të realizojë përmbysjen e madhe ndaj Slovan Bratislavës, duke pësuar disfatë edhe në takimin e kthimit të luajtur në “Vadil Vokrri” të Prishtinës.

Kampionia e Kosovës u mund 0-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1 i thotë lamtumirë Europa Leagues në raundin e  dytë.

Sllovakët e zhbllokuan rezultatit që në minutën e 19-të me anë të De Marcos, ndërsa pa u mbushur 10 minuta lojë nga pjesa e dytë Holman thelloi diferencën, duke vulosur përfundimisht eliminimin e Feronikelit.

Kujtojmë që ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani e nisi aventurën europiane që në paraeliminatoret e Championsit, ndërsa në raundin e parë u eliminua nga TNS e Uellsit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco