Trajneri i Slovan Bratislavës: S’e kemi të lehtë me Feronikelin

Trajneri i Slovan Bratislavës: S’e kemi të lehtë me Feronikelin

23:33, 29/07/2019

Trajneri i Slovan Bratislavës, Jan Kozak, ka anashkaluar komentet mbi ofendimet që tifozët e skuadrës së tij bënë në drejtim të Kosovës, në ndeshjen e parë me Feronikelin në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Në momentin që iu drejtua pyetja për atë që ndodhi në Bratislavë, ka ndërhyrë zëdhënësi i klubit, duke thënë se kanë ardhur të luajnë futboll dhe nuk komentojnë vendimet politike.

“Ne e dimë çfarë duam. Kemi respekt për Feronikelin, por kemi ardhur për t’u kualifikuar. E dimë që s’do të jetë e lehtë, por motivimi është i lartë dhe besoj që do t’ia dalim”, deklaroi Kozak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco