Trajneri i Feronikelit: S’kemi punë me racizmin, t’u tregojmë se jemi të hershëm në Europë

Trajneri i Feronikelit: S’kemi punë me racizmin, t’u tregojmë se jemi të hershëm në Europë

21:44, 29/07/2019

Feronikeli do të luajë nesër një ndeshje mjaft të vështirë, duke qenë se përballë do të ketë Slovanin e Bratislavës, ekip ky që fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Goli i shënuar nga ekipi shqiptar ka lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, aty ku pritet që Feronikeli të jetë edhe i mbështetur nga tifozët e shumtë në stadium.

Një javë më parë, Feronikeli u përball me racizëm në tokën sllovake, ndërkohë që racizmi i treguar atje, mund të jetë një motivim për shumë për të besuarit e Zekirija Ramadanit.

Trajneri Ramadani, u shpreh në konferencë se nesër duhet të tregohet se shqiptarët janë të hershëm në Europë dhe se kanë traditë.

“Do të futemi njëjtë si në ndeshjen e parë. Do të sulmojmë me mendje dhe do të mbrohemi me mendje. E kemi përballë një super skuadër, e cila provon më shumë në kundërsulme. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha në formacion. Besoj që do të ketë një apo dy ndryshime, jo më shumë. Për ta mposhtur këtë skuadër duhet të vrapojmë më shumë se ata, duhet të luftojmë më shumë se ata. Taktikisht do të jemi njëjtë si në ndeshjen e parë”, deklaroi tekniku i kampionëve të Kosovës.

“Ne motivohemi vetëm në aspektin sportiv. Ato fyerjet që ndodhën në Sllovaki besoj që futbollistët e mi as nuk i kanë dëgjuar, pasi janë maksimalisht të fokusuar në ndeshje. Duhet ti tregojmë Evropës se ne shqiptarët jemi shumë të hershëm në Europë dhe kemi traditë të madhe, ndaj ftoj tifozët që të vinë në numër sa më të madh dhe t’i duartrokasim në fund të dy skuadrat”, u shpreh Ramadani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco