Feronikeli-Slovan Bratislava, çmime të arsyeshme të biletave për sfidën e kthimit

Feronikeli-Slovan Bratislava, çmime të arsyeshme të biletave për sfidën e kthimit

17:24, 29/07/2019

Të martën, më 30 korrik, në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në orën 18:00, Feronikeli zhvillon takimin e kthimit ndaj Slovan Bratislavës në raundit e dytë eliminator të Europa League.

Klubi nga Drenasi kërkon mbështetje maksimale nga tifozët, për të përmbysur rezultatin negativ 3-1 të marrë në sfidën e parë.

Për të patur sa më shumë mbështetës, kampionët e Kosovës kanë nxjerrë në treg bileta me çmime të pranueshme.

Shitja e biletave nis këtë të martë prej orës 9:00  në këto pika: Në Prishtinë në dy pika te stadiumi “Fadil Vokrri”.

Në Drenas te Restaurant Dijamant. Komoran: Pizzeria Dijamant.

Çmimet e biletave:

Veri dhe Jug: 3 Euro

Lindje: 5 Euro

Perëndim: 10 Euro

VIP: 15 Euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco