UEFA ndëshkon racizmin kundër Kosovës

UEFA ndëshkon racizmin kundër Kosovës

20:19, 19/07/2019
A+ Aa A-

UEFA ka vendosur të reagojë ashpër ndaj rasteve të përsëritura të racizmit në stadiume gjatë ndeshjeve të Kombëtareve, ku shpesh janë dëgjuar edhe thirrje kundër Kosovës.

Kështu, ditën e sotme, UEFA ka publikuar një sërë vendimesh, ku bie në sy dënimi i Bullgarisë, për sjelljet raciste në ndeshjen ndaj Kosovës, të zhvilluar në qershor, si edhe ndaj Republikës Çeke, po në të njëjtin muaj.

UEFA ka urdhëruar Federatën Bullgare që të mbyllë një sektor prej 5.000 vendesh, në stadiumin ku Anglia do të luajë në transfertë në 14 tetor, dhe aty do të shfaqet një banderolë e madhe me fjalët “LojëEBarabartë”.

Gjithashtu, një sektor me 3.000 vende do të mbyllet për ndeshjen ndaj Republikës Çeke.

Mali i Zi do të luajë pa asnjë tifoz në shtëpi, pas abuzimeve raciste në stadiume, në takimin ndaj Anglisë të luajtur në mars.

Edhe Rumania do të mbyllë një pjesë të stadiumit, pas sjelljes raciste të tifozëve, në Kampionatin Europian për 21-vjeçarë. Ndërkohë, me gjobë ia kanë hedhur Ukraina dhe Greqia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco