Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Trajneri i Feronikelit flet pas eliminimit: Kaq kemi maksimumin, s’kemi ç’të bëjmë

Trajneri i Feronikelit flet pas eliminimit: Kaq kemi maksimumin, s’kemi ç’të bëjmë

23:49, 16/07/2019
A+ Aa A-

Feronikeli luajti në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League kundër The New Saints (TNS), shkruan Syri.net.

Kampioni i Kosovës humbi minimalisht 1-0, ku goli i vetëm i sfidës u shënua me kokë nga Ebbe në minutën e 67-të.

Takimi i parë i zhvilluar në Uells kishte përfunduar në barazim 2-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-2 është TNS që kualifikohet në turin tjetër të Championsit.

Pas eliminimit, ka folur tekniku i Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili tha: “Më vjen keq për futbollistët, dua të falënderoj tifozët që ishin në numër të shumtë. Nuk jemi ekipi i parë që dënohemi pas shumë rasteve, dhe pasi nuk shënuam, pësuam”.

Më tej ai shtoi: “E dinim që kishim përballë një skuadër me përvojë dhe që tentonin të na ndëshkonin me një rast. Kaq kemi maksimumin, s’kemi ç’të bëjmë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco