Challandes: Anglia vjen nga planet tjetër, e mrekullueshme të përballemi me ta

Challandes: Anglia vjen nga planet tjetër, e mrekullueshme të përballemi me ta

16:57, 15/07/2019
A+ Aa A-

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në një bisedë për “Gazetën Express”, ndeshjen me Anglinë e ka konsideruar si mjaft të vështirë.

Madje, “Tre Luanët” i sheh si një ekip nga një tjetër planet. Mirëpo, tekniku i “Dardanëve” shprehet se futbolli është për t’u luajtur dhe se nuk i dihet kurrë

Kosova do të presë më 7 shtator Republikën Çeke në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 10 shtator do të vizitojë Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s Stadium”.

Pa dyshim, ndeshja më e vështirë për verdhekaltrit do të jetë ajo me “Tre Luanët”.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri Bernard Challandes, i cili i ka ngritur në qiell anglezët.

Megjithatë, ai thotë se Kosova nuk hyn në asnjë ndeshje e dorëzuar.

“Anglia është nga një planet tjetër, por është futboll dhe nuk i dihet. Anglia është njëra prej skuadrave më të mira në botë dhe ne luajmë në udhëtim ndaj tyre. Ne nuk luajmë në të njëjtën ligë me ta. Por, është një ndeshje e vështirë ndaj njërit prej ekipeve më të mirë në botë. Do të tregojmë se sa mundësi kemi dhe sa jemi të aftë të bëjmë. Deri tani e kemi bërë lojën tonë, jemi mirë me qarkullimin e topit”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Me Anglinë është një tjetër muhabet. Do të luajmë kundër Kane, Dele Alli dhe kundër yjeve tjerë anglezë. Është një ndeshje e mrekullueshme për të gjithë lojtarët, por e përsëris se nuk është problem nëse mund të fitojmë apo jo. Në ndeshje si kjo mund ta shohim përparimin dhe zhvillimin tonë”, nënvizoi më tej trajneri zviceran.

Kosova nuk njeh humbje prej 14 ndeshjesh dhe “Dardanët” do të mundohen të mbeten të pamposhtur edhe në ndeshjet e shtatorit, (më 7 shtator) kundër Republikës Çeke dhe (më 10 shtator) ndaj Anglisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco