VIDEO/ Supergoli i Bernard Berishës i siguron fitoren e parë ekipit rus

VIDEO/ Supergoli i Bernard Berishës i siguron fitoren e parë ekipit rus

23:06, 14/07/2019
A+ Aa A-

Bernard Berisha është kthyer në formën më të mirë te Akhmat Grozni dhe këtë e ka treguar duke u bërë protagonisti kryesor i suksesit të kësaj skuadre në ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Krasnodar.

Në sfidën e javës së parë të kampionatit, një gol i Berishës ka mjaftuar që Akhmat të siguronte tri pikët, për të nisur sa më mbarë këtë edicion.

Në fakt, Berisha ishte protagonist që në minutën e 10-të të duelit, por aty duke humbur një penallti të cilën e kishte fituar po vetë.

Ai goditi në duart e portierit kundërshtar tentativën e tij nga pika e bardhë duke shpërdoruar këtë mundësi të mirë për të kaluar në avantazh skuadrën.

Gjithsesi, ai shleu gabimin me një supergol në minutën e 28-të të ndeshjes, duke realizuar me një gërshërë që gjeti në kundër kohë portierin që e devijoi lehtë dhe e pa sferën të shkonte në rrjetë.

Ky ishte goli i vetëm i sfidës, ku Odise Roshi e nisi ndeshjen nga stoli për t’u aktivizuar vetëm në minutën e 87-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco