E duan klubet gjigante turke, Vedat Muriqi zgjedh klubin për sezonin e ri

E duan klubet gjigante turke, Vedat Muriqi zgjedh klubin për sezonin e ri

23:56, 04/07/2019
A+ Aa A-

Vedat Muriqi ka bërë të ditur se ka vendosur të qëndrojë te Rizespori deri në fund të kontratës së tij.

Fenerbahce, Galatasaray, Basaksehir e Toulouse kishin shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Por, 25-vjeçari nga Prizreni ka vendosur të qëndrojë në Rizespor.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë sulmuesi përmes rrjeteve sociale. “Unë do të qëndroj në klub deri në fund të kontratës sime”, ka shkruar Muriqi në të gjitha llogaritë personale në rrjetet sociale.

Muriqi ka kontratë me Rizesporin deri në verën e vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco