Europa League/ Dy gola dhe dy kartonë të kuq, skuadra nga Gjibraltari eliminon Prishtinën

Europa League/ Dy gola dhe dy kartonë të kuq, skuadra nga Gjibraltari eliminon Prishtinën

20:05, 02/07/2019
A+ Aa A-

Prishtina ka dështuar sërish në Europë, këtë herë në mënyrë të papritur përballë skuadrës gjysmë amatore nga Gjibraltari, St. Joseph.

Pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 javën e kaluar në stadiumin “Fadik Vokrri” të Prishtinës, kryeqytetasit e Kosovës u mposhtën 2-0 në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në Gjibraltar.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në minutën e 48’ ishte qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi që la Prishtinën me 10 futbollistë, ndërsa 10 minuta më vonë edhe shoku i tij i repartit, veterani Armend Dallku u ndëshkua me karton të kuq.

Me dy lojtarë më pak në fushë, skuadra e Josës arriti të rezistojë deri në minutën e 75-të, kur Villar ndëshkoi portierin Visar Bekaj, ndërsa 5 minuta më vonë Juanfri shënoi golin e dytë për St. Joseph, duke vulosur fatin e kualifikimit.

Me rezultatin e përgjithshëm 3-1, Prishtina eliminohet nga turi paraeliminator i Europa Leagues, të cilin nëse do ta kishin kaluar me sukses, do të kishin pasur mundësi të përballeshin ne eliminatore me gjigantët skocezë të Rangers.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco