Trajneri që refuzoi të ndeshej me Kosovën zyrtarizohet në krye të Serbisë

Trajneri që refuzoi të ndeshej me Kosovën zyrtarizohet në krye të Serbisë

23:35, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ljubisa Tumbakovic edhe zyrtarisht është trajner i Serbisë.

Tumbakovic pati refuzuar ta drejtonte Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Trajneri serb pati marrë kërcënime nga Serbia dhe me këtë rast nuk ishte prezent në ndeshjen me Kosovën, e cila u zhvillua në muajin qershor.

Si rezultat, ai u shkarkua nga pozita e trajnerit të Malit të Zi.

Mirëpo, pa kaluar mirë një muaj, “Tumba” është bërë me punë.

Në fakt, 66-vjeçari sot edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i ekipit kombëtar të Serbisë.

Negociatat në mes të Federatës Serbe të Futbollit dhe trajnerit Tumbakovic kishin nisur pas humbjes së Serbisë me rezultat 0-5 nga Ukraina, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco