Ish-futbollisti shqiptar merr një rol të rëndësishëm te Manchester City

Ish-futbollisti shqiptar merr një rol të rëndësishëm te Manchester City

23:08, 01/07/2019

Sinan Bytyqi ishte një futbollist nga Kosova, i cili cilësohej me një të ardhme të madhe përpara.

Ish-mesfushori luante me të rinjtë e Manchester City-t, por për shkak të një problemi në zemër duhet të linte futbollin në vitin 2016, kur ishte vetëm 21 vjeç.

Megjithatë, Bytyqi i tha lamtumirë vetëm fushës, por jo futbollit. Ai tashmë ka përfunduar kursin dhe ka marrë diplomën e vëzhguesit të talenteve.

Bytyqi menjëherë ka marrë një rol të ri te Man City. Ai do të jetë kryetari i vëzhguesve në Austri dhe Zvicër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco