Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Menaxheri zbulon klubin me të cilin ka arritur akordin Vedat Muriqi

Menaxheri zbulon klubin me të cilin ka arritur akordin Vedat Muriqi

19:48, 01/07/2019
A+ Aa A-

E ardhmja e Vedat Muriqit është shndërruar në një “telenovelë”. Të shumta kanë qenë klubet e interesuara për shërbimet e shqiptarit të Kosovës, pas shpërthimit te Rizeporti në Superligën turke.

Ndërkohë, në një prononcim për “TV 360”, menaxheri i ish-sulmuesit të Besës dhe Teutës, Haul Kanatar, duket se i ka dhënë fund të gjitha dilemave duke zbuluar kështu të ardhmen e Muriqit.

Sipas tij, destinacioni i preferuar i shqiptarit është Galatasaray, teksa pritet që shumë shpejt të arrihet marrëveshja për transferimin e 25-vjeçarit nga Prizreni, te kampionët në fuqi të Turqisë.

“Vedat Muriqi ka arritur akordin me Galatasarayn. Pritet që shumë shpejt të ndodhë edhe transferimi. Vedati e planifikon karrierën te Gallata”, u shpreh menaxheri i sulmuesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco