Shtohet interesi për Vedat Muriqin, e kërkojnë edhe në Itali

Shtohet interesi për Vedat Muriqin, e kërkojnë edhe në Itali

13:36, 27/06/2019

Mes Turqisë dhe Italisë. Vedat Muriqi autori i 17 golave me fanellën e Rizespor në sezonin e fundit, kërkohet me ngulm nga gjigantët e Galatasaray në Superligën turke.

Por, duke iu referuar asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kërkohet edhe në Itali, me Torinon dhe Sassuolon që janë dy skuadrat e interesuara për 25-vjeçarin.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Muriqit.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro nga Rizespor, ndërkohë që ish-lojtari i Teutës dhe Besës pëlqehet edhe nga Olympiacos në Greqi, por vështirë se ai do të zgjedhë Pireun si destinacioni e tij të ardhshëm për vijuar karrierën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco