Rrahmani thotë fjalët e para si lojtar i Veronës: Hap i madh të transferohem në Itali

Rrahmani thotë fjalët e para si lojtar i Veronës: Hap i madh të transferohem në Itali

13:38, 26/06/2019
A+ Aa A-

Amir Rrahamni është zyrtarisht futbollisti më i ri i Hellas Verona në Serinë A italiane.

Mbrojtësi shqiptar që së fundmi ishte pjesë e Dinamo Zagrebit në kampionatin kroat, prej ditësh kishte nisur bisedimet me Veronën dhe vetëm sot ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur me italianët.

Kanë qenë mediat italiane ato që kanë publikuar edhe fotot e para të Rrahmanit me shallin e Veronës dhe në momentin e firmosjes së kontratës.

Futbollisti shqiptar foli fjalët e para, në lidhje me aventurën e tij të re, teksa u shpreh: “Është hap i madh për mua të transferohem në Itali, veçanërisht në Serie A dhe në Hellas Verona. Shpresoj të kem fillim të mbarë dhe të bëj ndeshje të mira dhe një sezon të mirë personalisht dhe me klubin. Forza Hellas!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco