Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

La Gjermaninë për Kosovën, mesfushori i Hannoverit tregon përse e bëri këtë zgjedhje

La Gjermaninë për Kosovën, mesfushori i Hannoverit tregon përse e bëri këtë zgjedhje

19:36, 23/06/2019
A+ Aa A-

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e "Dardanëve" që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Mesfushori i Hannoverit ka luajtur disa ndeshje për Gjermaninë U-20, por në fund tha se zgjodhi me zemër “Dardanët”.

I pyetur për zgjedhjen, Muslija tha për faqen zyrtare të Hannover: "Rrënjët e mia e janë në Kosovë, aty është edhe familja ime. Ky ishte vendim nga zemra. E di se është gjëja e duhur që kam bërë për karrierën time me Kombëtaren, kam ndjenjë të mirë për këtë".

Muslija ka bërë 17 paraqitje për Hannoverin në Bundesligë sezonin e kaluar dhe ka realizuar 2 gola.

Vlera e futbollistit më të ri të Kosovës është 3 milionë euro.

20-vjeçari mund të bëjë debutimin me Kosovën më 7 shtator kundër Çekisë, duke parë edhe mungesën e Arbër Zenelit, i cili do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco