Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Sezon i dështuar, Lazio bën planin e ri për Valon Berishën

Sezon i dështuar, Lazio bën planin e ri për Valon Berishën

21:04, 20/06/2019
A+ Aa A-

Valon Berisha u transferua vetëm një vit më parë tek Lazio, por nuk mundi të shkëlqejë edhe për shkak të dëmtimeve që pësoi gjatë sezonit.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas po mendojnë ta huazojnë për një vit mesfushorin kosovar, në mënyrë që të arrijë formën e duhur.

Sipas mediave italiane ai mund të rikthehet andej nga erdhi, te Red Bull Salzburg për shkak të interesimit që ka bërë klubi austriak.

Pritshmërite e drejtuesve lacial ishin të mëdha dhe për këtë arsye po mendojnë që ta huazojnë për një vit, që të arrijë formën e para një sezoni.

Ai u transferua tek Lazio për 8.5 milionë euro, por mesa duket pas vetëm një viti ai do të kthehet përsëri në Austri.

Salzburg vitin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për 26-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco