Zyrtare/ Kampioni i Kosovës do luajë kundër Milanit

Zyrtare/ Kampioni i Kosovës do luajë kundër Milanit

16:24, 20/06/2019
A+ Aa A-

Tashmë është zyrtare. Milani do të përballet me kampionët e Superligës kosovare, Feronikeli, në një takim miqësor që do të zhvillohet në datën 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga organizatori Agron Selimi.

Shumë shqiptarë të Kosovës dhe jo vetëm, do kenë mundësi të ndjekin 7 herë fituesit e Championsit nga afër.

Kujtojmë që disa vite më parë, Milani është përballur edhe me skuadrën e Tiranës, në një takim miqësor që u fitua nga bardheblutë me rezultatin 2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco