FOTO/ Lothar Mathaus viziton Kosovën: Jeni në rrugë të mirë

FOTO/ Lothar Mathaus viziton Kosovën: Jeni në rrugë të mirë

16:47, 19/06/2019

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Mathaus, ndodhet për një vizitë në Kosovë.

Ai është pritur nga përfaqësuesit e “Teleperformance Deutchland” dhe nga drejtues të Fc Prishtina.

Ish-futbollisti i Gjermanisë u shpreh se ishte i mahnitur nga pritja që i kanë bërë në Kosovë.

Fituesi i “Topit të Artë” dha edhe një konferencë për shtyp. Ai u pyet nga gazetarët se sa e njihte ai Kosovën.

Unë e njoh historinë tuaj, por nuk jam këtu për të vlerësuar historinë, nuk jam këtu në aspektin politik për t’u shprehur. E di që këtu ka patur probleme, por tani jeni në rrugë të mirë”, deklaroi ish-kampioni i Botës në vitin 1990.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco