Kosova arriti të merrte një fitore historike të hënën në mbrëmje, duke mundur me përmbysje Bullgarinë.
“Dardanët” arritën të triumfonin ndaj bullgarëve me rezultatin 2-3, duke mbajtur të paprekur vazhdimësinë e ndeshjeve pa pësuar humbje.
Edhe njëherë tjetër në fushën e blertë, më i dalluari ishte ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, që përveç se arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes, ishte edhe protagonist në fushë me pasime dhe lojën e tij.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka vendosur të japë një vlerësim mjaft interesant për Rashicën.
Driblimi që ai i bën futbollistit kundërshtar dhe më pas i njëjti aksion që konkretizohet me gol, është konsideruar si driblimi i javës.
Me një lëvizje mjaft elegante, Rashica arrin të kalojë topin mes këmbëve të kundërshtarit duke e lënë të palëvizur në vend.
© SYRI.net